Slide background

Connecting communities, business & government to projects,
programs, services funding and other people

Slide background

Learn More >

Grow businesses by empowering professionals
with a business development process.

Slide background

Be True To You.

"People of excellence go the extra mile to do what's right."


About Lezha

Rajoni i Lezhës është I vendosur në very-lindje të Shqipërisë, I formuar nga 5 bashki, 16 komuna, 9 qytete dhe 170 fshatra. Ka një popullsi prej 221,217 banorë. Vetë qyteti I Lezhës ka një popullsi prej 105,720 banorë, Kurbini ka një popullsi prej 76,616 banorë, Mirdita ka një popullsi prej 38 ,881banorë.

Rajoni I Lezhës ka një sipërfaqe prej of 1,588.4 km²dhekufizohet nga Rajoni I Shkodrës në Veri, Rajoni I Kukësit dhe Dibrës në verilindje, lindje dhe juglindje,me rajonin e Durrësit në jug dhe  nga deti Adriatik në perëndim me një vijë bregdetare prej 38 kilometër.Screen Shot 2014-08-08 at 9.48.06 PM

Relievi I Lezhës është i përbërë nga 65% zone malore në lindje dhe 35% zone e ulëta  në perëndim, me një Sipërfaqe Pyjore prej :92500 ha, Sipërfaqe e Gjelbër :34258 ha,Tokë Bujqësore:31152 ha. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale (rreth 60%),ndërsa 40% jeton në qëndrat urbane.

1588 km2
Sipërfaqja
221217
Popullsia
92500 ha
Sipërfaqe Pyjore
34258 ha
Sipërfaqe Gjelbër
31152 ha
Toka Bujqësore
38 km
Vija Bregdetare

Pozicioni gjeografik I Rajonit të Lezhës në zemër të rrugëve kryesore të transportit që lidhin veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin si dhe afërsia me portet kryesore të Durrësit dhe të Shëngjinit,(the latter is part of the region) e bëjnë rajonin tërheqës dhe të shfrytëzueshëm lehtësisht ,jo vetëm në nivel kombëtar,por gjithashtu dhe për vendet fqinje duke përfshirë Italinë,Malin e Zi,Kosovën,Maqedoninë dhe Greqinë etje.
shqiperiamap

Elemente të tjera për zhvillimin e potencialeve të rajonit janë gjithashtu dhe burimet e shumta natyrore të ujit të pijshëm,linjat hekurudhore që shtrihen deri në  Malin e Zi, transporti ajror,afërsia me Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza dhe Aeroportin e Gjadrit I cili pritet të funksionojë.

Lezha është një nga rajonet me potencial strategjik te dallueshëm,me pasuri natyrore dhe vlera kombëtare historike, vlera  aerkeologjike,ndërtesa fetare, monumente kulture. Këto vlera janë të shpërndara përgjatë gjithë territorit,duke përfshirë gjithashtu dhe burimet e pasura ujore te lumenjve(Drin ,Gjadër,Fan I Madh,Fan I Vogel,Droje,Urakë e Mat),detin Adriatik,zonat malore dhe kodrinore me florën dhe faunën e pasur,të cilat rrisin interesin ekonomik dhe potencialin turistik te rajonit per shqipëtarët dhe shtetasit e huaj.

Këto pasuri dhe vlera janë shumë të rëndësishme për rajonin dhe në të njëjtën kohë tërheqëse për investitorët dhe vizitorët dhe ofrojnë mundësi te shkëlqyera për zhvillimin e turizmit kulturor,detar ,malor etje.