image-64a7bb1d7874936d711ff08111ae80fe72b2ca9cd0b8e10a92c66617413b9ec7-V (1)Ne kuadër të punës për rritjen e kapaciteteve të stafit të Agjencisë, LERDA u angazhua në një trajnim dy-ditor, pranë Institutit të Sipermarrjes dhe Novacionit në Shqipëri, një organizatë e cila punon për të zhvilluar kapacitetet manaxheriale në të gjitha aspektet e veprimtarive sipëemarrëse apo menaxhuese.

Trajnimi u zhvillua në një skedulë të ngjeshur dhe intensive, me një pjesëmarrje të lartë të personave nga fusha të ndryshme të veprimtarisë menaxheriale, te interesuar për bazat e menaxhimit të projekteve. Trajnimi u zhvillua në ambjentet e Organizatës ISN Albania, në Tiranë mbështetur në module bashkëkohore të bazuara në PMBOK 5. Gjatë trajnimit njohuritë mbi Menaxhimin e Projekteve u shoqëruan me punë interactive në grup dhe zhvillimin e Projekt-Koncepteve, tepër të frytshme për stafin. Në përfundim të trajnimit, stafi I LERDA-s u pajis me certifikata personale në “Menaxhim Projektesh sipas Standarteve Ndërkombëtare”