Projekti – ” Parandalimi dhe diagnostifikimi i hershem i kancerit gjirit ne Qarkun e Lezhes ” bashkfinancim i Ministrise jashtme te Hungarise dhe Qarkut Lezhe.
Hotel “Liss”, Lezhë, 15 Tetor 2014

Agjensia e Zhvillimit Rajonal Lezhe (LERDA) realizoi prezantimin e projektit: “Parandalimi dhe diagnostikimi I hershem I kancerit te gjirit ne Qarkun Lezhe”, ne takimin hyres te mbajtur me date 15. Tetor 2014, para nje auditori me pjesemarres te shumte, perfaqesues te Drejtorise se Shendetit Publik Lezhe, Kurbin, Mirdite, Spitalit Rajonal Lezhe, spitalit te Kurbinit dhe Reshenit, “World Vision”, drejtues te ndryshem te institucioneve lokale etj.

Ky takim u zhvillua ne kuader te sensibilizimit mbi situaten e perhapjes se kancerit te gjirit ne qarkun e Lezhes, si rezultat I bashkefinancimit te Ministrise se Jashtme te Hungarise, me perfaqesi Ambasaden e Hungarise ne Shqiperi dhe LERDA.

Drejtori i Agjencise z Artan Gjoka falenderoi kryetarin e qarkut z Pashk Gjoni per inicimin e ketij projekti si dhe ambasaden Hungareze per financimin nepermjet fondeve te Ministrise jashtme Hungareze. Theksi u vendos ne rendesine qe ka ky projekt per Qarkun Lezhe, sidomos ne zonat me te varfera te rajonit, ku projekti synon te veproje.

Z. Gjoni nga ana e tij theksoi se shtyse e forte per kete projekt eshte situata aktuale e kancerit gjirit ne qark me tendence rritje 18-20 % krahasuar ne nje vit me pare sipas regjistrimeve te kryera nga institucionet shendetesore, si dhe pergjegjesia si mjek , koleg e shumices se pjesmarresve ne aktivitet. Projekti synon te rrise ndergjegjesimin jo vetem mbi popullaten femer te rajonit e cila eshte drejtpersedrejti e prekur, por edhe mbi stafin mjekesor, per rreziqet qe sjell semundja si dhe per hapat qe duhet te ndermarrin per ta parandaluar perhapjen e saj.

TMjekja onkologe dr. Bardha Gjoni si specialiste e fushes, paraqiti situaten ne qark e cila shfaqet shqetesuese per popullaten femer ne grupmoshat 40-60 vjec, faktoret e rrezikut qe mund te shkaktojne semundjen si dhe menyra per eleminimin e ketyre faktoreve, statistikat ne raport me vendet e BE dhe statistika te krahasueshme vit pas viti ne rajon. Ne kuader te projektit Dr. Gjoni realizoi pyetesore me grupmosha te ndryshme, me femra te qarkut, si dhe femra qe I perkasin personelit mjekesor. Rezultatet e paraqitura te pyetesorit kishin si qellim te tregonin ndryshimin e mentalitetit mbi kontrollet periodike ne grupmosha te ndryshme si dhe nivelin e informacionit te zoteruar nga personat e pyetur. Gjithashtu ajo prezantoi qellimet , objektivat, rezultatet e pritshme si dhe aktivitetet e projektit , si dhe apeloi per me shume bashkpunim per te parandaluar dhe diagnostikuar hershem kancerin e gjirit.

Nga ana tij ambasadori I Hungarise Z. Antal Heizel shprehu gatishmerine e tij gjate gjithe kohezgjatjes se ketij projekti duke theksuar se ky eshte nje projekt pilot ne llojin e tij, dhe nepermjet vullnetit te Qeverise Hungareze me perfaqesi Ambasaden e Hungarise ne Shqiperi ky projekt mund te siguroje nje shtrirje me te gjere dhe te kete nje impakt me te madh jo vetem ne rajon por edhe me gjere. Ai shprehu interesin per te realizuar bashkepunime te tjera ne te ardhmen me perfshirjen e donatoreve te tjere, perfshi dhe delegacionin e BE ne Shqiperi per te siguruar arritjen e plote te objektivave te ketij projekti. Ambasadori I Hungarise u shoqerua nga perfaqesues te institucioneve lokale dhe organizuesit e takimit, ne ambjentet e Spitalit Rajonal Lezhe, ku u diskutua gjendja aktuale e ambjenteve te onkologjise ne spitalin rajonal te Lezhes dhe mungesa e nje aparati mamografie e cila e ben me te veshtire luften e bluzave te bardha kunder kesaj semundje.

Agjensia e Zhvillimit Rajonal, LERDA u kujdes per detajet e organizimit te ketij takimi, duke shperndare mesazhe ndergjegjesimi midis qytetareve, ne forme fletepalosjesh apo materialesh te tjera sensibilizuese, ne stenda te organizuara ne qender te qytetit. Lista e te ftuarve perfshinte personalitete nga institucione shendetesore te rajonit, apo organizmave te qeverisjes lokale, specialiste onkologe, perfaqesues te OJF-ve per ceshtjet e grave, perfaqesues te ndryshem nga mediat lokale dhe kombetare. Te ftuarit u pajisen me materiale informuese mbi kancerin e gjirit, dhe menyrat e parandalimit te tij.

Ky takim synoi te ishte pikenisje e nje bashkepunimi midis paleve te perfshira ne kete projekt dhe te jepte nje pamje te qarte te situates aktuale ne Qarkun e Lezhes per sa I perket kancerit te gjirit si dhe te ilustronte menyrat ne te cilat kjo situate do te permiresohet ne rajon duke koordinuar aktivitetet e parashikuara ne projekt dhe me perfshirjen dhe ndihmen e te gjithe grupeve te interesit.

ministry of hungary                                                                                                    qarkulezhe                                                                                        lerda