Slide background

Connecting communities, business & government to projects,
programs, services funding and other people

Slide background

Learn More >

Grow businesses by empowering professionals
with a business development process.

Slide background

Be True To You.

"People of excellence go the extra mile to do what's right."


Objektivat tona

Agjensia do të fokusohet në trainimin,mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit për binseset dhe shoqatat, duke ndërtuar lidhje, duke promovuar dhe organizuar takime ,mbledhje që do të ndikojnë dukshëm në rritjen ekonomike dhe përparimin social në rajonin tonë. LERDA do të ndihmojë në aktivitet e trainimit te projektuara për bisneset, të rinjtë dhe gratë, individët dhe organizatat Jo-Qeveritare (OJQ).

Kurse trainimi për sipërmarrësit i/e rinj që duan të ngrenë kompanitë e tyre do të mbështeten me aftësitë menaxhuese të nevojshme. Kjo do të arrihet përmes sigurimit të trainimit profesional,këshillimit, mbështetjes teknike dhe shkëmbimit të informacionit,ekspertizës dhe eksperiences me partnerë nga sektorë të ndryshëm.

LERDA do të veprojë si një qëndër burimesh rajonale, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit ndërmjet rrjetit të partnerëve dhe sigurimit të mbështetjes në nivel lokal për shtetasit që punojnë dhe jetojnë në rajon.online-business

Roli I agjensise është të ndihmojë për të vendosur bashkëpunim midis bisneseve, administratës lokale, organizatave dhe ofruesve të shërbimeve ,të ndihmojë në ndërtimin e partneritetit publik dhe privat,duke përmirësuar klimën e bisnesit .Agjensia do të punojë me partnerë të ndryshëm duke përcaktuar partnerët me strategji të njëjtë,objektiva, prioritetete për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit.LERDA do të tërheqë ekspertë dhe specialistë për të inkurajuar iniciativat për rritje dhe bashkëpunim  midis sektorit publik dhe privat në mënyrë që ky bashkëpunim të  jetë I dobishëm për të dy  sektorët.

Qëllimi I LERDËS është të krijojë një rrjet partnerësh për të mundësuar shkëmbimin e informacionit sipas kushteve dhe dispozitave ligjore rajonale dhe kombëtare si dhe proҫedurat e zbatimit të tyre që kanë interes të drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Agjensia do të sigurojë ndihmë dhe shërbime konsultimi kompanive në ҫështje të ndryshme si: marketingu, menaxhimi, investimet, do të ndihmojë në projektimin ,zbatimin dhe monitorimin e programeve/projekteve. Ajo do të siguroje trainimin dhe ndihmë teknike në hartimin ,manaxhimin,vlerësimin e projekteve si dhe raportimin e projekteve në zbatim, tek donatori/investitori.

Objektivat Afatgjatë të Agjensisë Rajonale të Zhvillimit LERDA

Ndërtim dhe forcim partneriteti me partnerët në nivel rajonal dhe kombëtar për të kontribuar në zhvillimin social ekonomik.

Prezantimi dhe njohja e agjensisë në rajon,nëpërmjët mënyrave dhe mjeteve të ndryshme
Organizimi i mbledhjeve me partnerë të ndryshëm, për të diskutuar aktivitetet e mundshme,miniprojektet.etj.
Organizimi i aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve ndërtuese si (mbledhje,trainime,tavolina te rrumbullakëta,shkëmbim eksperience) etj..
Bashkëpunim me partnerët për të projektuar dhe zbatuar iniciativa të vogla dhe aktivitete etj.
Bashkëpunim me partnerët për aplikime në projekte të ndryshme.
Identifikimi i donatorëve /investitorëve të mundshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë të interesuar për të kontribuar në zhvillimin social ekonomik të rajonit.

Rritje te kapaciteteve ndërtuese të agjensisë dhe partnerëve për zhvillimin social ekonomik

Punësimi i ekspertëve për të mbështetur rritjen e kapaciteteve.
Identifikimi i kapaciteteve ndërtuese të partnerëve.
Ndihmesë me ngritjen e kapaciteteve ndërtuese në fushën ekonomike (sesione trainimesh,seminare,shkëmbim experience,prezantim të praktikave më të mira nga pronarë bisnesesh,ekspertë etje.)
Sigurimi i konsulencave për mundësi të reja të zhvillimit social ekonomik ne rajon.
Sigurimi i ndihmës (informacionit,ekspertizës ,rrjeteve sociale)për sipërmarrësit,fermerët,bisneset lokale dhe rajonale, njësitë e qeverisjes lokale,shoqatat etj. në përputhje me nevojat e tyre.
Koordinim dhe mbështetje të ndërhyrjeve të zhvillimit ekonomik lokal.

Ndihmesë dhe promovim të investimeve dhe konkurrences së bisneseve në rajon

Zhvillim të studimeve për nevojat ekonomike dhe sociale, prioritetet dhe mundësitë.
Dhënie informacioni dhe sigurim shërbimesh të ndryshme për investitorët.(One stop shop për investitorët) .
Këshillim dhe dhënie informacioni për bisneset duke i orjentuar drejt zhvillimit ,konkurrencës dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Tërheqja e investimeve të huaja duke promovuar pozicionin gjeografik,dhe burimet natyrore në rajon.
Inkurajimin e bisneseve të vogla përmes konsulencave,ndërtimit të kapaciteteve,seminareve dhe tavolinave të rrumbullakëta.
Lidhje të investitorëve me bisneset e vogla në rajon.

Promovim I punësimit dhe zgjerim të aplikimit të aftësive në përshtatje të punësimit

Mbështetje duke siguruar konsulenca të bazuara në studimet për nevojat e tregut dhe burimet njerëzore përkatëse.
Lidhje me bisneset lokale,hotelet dhe restorantet,fshatrat turistike,nëpërmjet diskutimit të nevojave të tyre dhe prioriteteve.
Provovim dhe lehtësim i partneritetit ne sektorin public dhe privat.
Inkurajim dhe mbështetje të programeve të sipërmarrjes për grate dhe të rinjtë (nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve,bashkëpunimit në projekte /iniciativa të reja të ndryshme duke bashkëpunuar me shërbimet sociale rajonale.

Mbështetje të njesive lokale, partnerë, shoqata dhe institucionet rajonale në zhvillimin,zbatimin dhe vlerësimin e projekteve

Ndihmesë në shkrimin e projekt propozimeve dhe menaxhimin e projekteve (projektim,zbatim, vlerësim).
Lehtësim të koordinimit midis institucioneve locale,rajonale dhe sektorit privat.
Lehtësim të koordinimit midis partnerëve kombëtarë dhe të huaj për të mbështetur projektet e zhvillimit.

Kontribut në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm social,ekonomik, të mjedisit etj.

Mbështetje për rritjen ekonomike të zonave urbane dhe zhvillimin e zonave rurale.
Mbështetje duke siguruar konsulencë të bazuar në studimet për nevojat e tregut.
Inkurajim të zhvillimit intensiv të bujqësisë dhe produkteve të tregut.
Inkurajim të krijimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme SME në zonat Rurale.(kjo do të ndihmojë në rritjen e mundësive të punësimit dhe zvogëlimin e varfërisë në rajon).
Mbështetje të iniciativave të lidhura me mjedisin si:(sipërfaqet e gjelbra,mjedis i pastër)