Slide background

Connecting communities, business & government to projects,
programs, services funding and other people

Slide background

Learn More >

Grow businesses by empowering professionals
with a business development process.

Slide background

Be True To You.

"People of excellence go the extra mile to do what's right."


Rreth Nesh

Agjensia e Zhvillimit Rajonal në Lezhë (LERDA) është ngritur me iniciativën e Këshillit të Qarkut Lezhë e ndihmuar nga Programi I Zhvillimit Rajonal i Shqipërisë Veriore, në përputhje me përqasjet Evropiane për Zhvillimin Rajonal.

LERDA ka marrë miratimin e Këshillit të Qarkut Lezhë në datën 20.02.2013, me vendim Nr.11 për “Krijimin e Agjensisë Rajonale të Zhvillimit Lezhë”
logo RDA5

Agjensia Rajonale e Zhvillimit në Lezhë (LERDA) është krijuar në datë 11.12.2013 sipas Ligjit Nr. 8652 të datës 31.7.2000 ” Mbi Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Lokale”, Ligjit Nr.8788 të datës 03.05.2001”Për Organizatat Jo-Fitimprurëse”dhe Ligjit Nr.8789 të datës 07.05.2001 “Mbi Regjistrimin e Organizatave Jo-Fitimprurëse”të bazuar në principet për nivel qeverisjeje më afër shtetasve, pavarësinë lokale, bashkëpunimin dhe varësinë,me qëllim kryesor  hartimin dhe zbatimin e politikave rajonale të zhvillimit.

Qëllimi I Agjensisë së Zhvillimit Rajonal në Lezhë (LERDA) është të përmirësojë mirëqënien sociale dhe ekonomike të rajonit, standartet e jetesës për shtetasit nëpërmjet: mbështetjes dhe promovimit të punësimit dhe investimeve; ndërtimit dhe forcimit të partneritetit me partnered; ndihmesës për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin ekonomik,shoqëror,mjedisor etj.

Për hartimin e planit të bisnesit, stafi I Agjensisë ka identifikuar partnerët në rajonin e Lezhës dhe gjatë periudhës Maj-Qershor 2014 ka kryer takime me ta. Qëllimi I këtyre takimeve ka qënë, prezantimi I Agjensisë dhe diskutimi I fushave të ndërhyrjes, nevojat, prioritetet dhe objektivat.Takimet kanë qënë të dobishme për hartimin e planit të bisnesit,veҫanërisht në përcaktimin dhe prioritizimin e objektivave.Stafi do të vazhdojë takimet me partnerë të tjerë në muajt që do të vijojnë dhe ky do të jetë një proҫes I vazhdueshëm për vitet 2014 -2015.Propozimet nga  partnerë të ndryshëm do të reflektohen në planin e bisnesit të LERDËS.

Bordi i LERDA-s
board

Në vitin 2007, qeveria punoi në mënyrë të detajuar strategjine për zhvillimin sektorial rajonal për periudhën 2007-2013 duke synuar zhvillimin e qeverisjes locale dhe rajonale.Kjo strategji propozoi një platformë për zhvillimin rajonal në të cilën qarku dhe Agjensitë Rajonale të Zhvillimit (ARZh) do të jenë aktorët/partnerët kryesorë.

Qe nga viti 2013 Shqiperia eshte pjese e programit IPA Cross-Border Program mes Shqiperise dhe Kosoves. Ne Shqiperi zonat qe bejne pjese ne Program perfshijne dy rajone te perbera nga 8 Bashki. Keto dy Rajone perfshijne Rajonin Kukes dhe Rajonin Lezhe 

Profili i Stafit

Viktor Tushaj – Drejtor Ekzekutiv i Agjencise se Zhvillimit Rajonal Lezhe. Me nje eksperience te pasur ne Administrim Publik, qe rrjedh nga posti i Kryetarit te Bashkise Lezhe per tete vite rradhazi, angazhimi i tij prane Agjencise eshte nje vlere e shtuar qe kontribon ne misionin organizativ te LERDA si ure lidhese dhe aktor kyc ne koordinimin e aktiviteteve dhe objektivave zhvillimore te Qarkut Lezhe.

IMG-20160805-WA0010Njohja e mire e sektorit publik kombinohet me aftesine sipermarrese qe buron nga pozicioni si President i Kompanise “Beato Annibale sh.p.k” dhe eksperienca te meparshme ne poste drejtuese e menaxheriale. Z. Tushaj nisi dhenien e kontributit te tij per Agjencine e Zhvillimit Rajonal Lezhe ne Maj 2016 dhe ne muajt e fundit eshte angazhuar ne menyre energjike ne lidhjen e parteriteteve te frytshme publike – private, rritjen e vizibilitetit te Agjencise ne rajon si dhe ristrukturimin organizativ.

Ai vjen nga nje background i larmishem edukimi, nga nje diplome universitare ne Gjuhe -Letersi Shqipe para viteve 90’, e cila i ka dhene mundesi te njohe nga afer sistemin arsimor te Qarkut Lezhe nepermjet angazhimit disa vjecar si mesues, ne plotesimin e njohurive ne fushen e Shkences Juridike, Gjuhe Italiane dhe se fundmi ne Zhvillim Turizmi. Eksperienca shumevjecare e kombinuar me nje edukim te vazhdueshem dhe konstant dhe me aftesi personale te shkelqyera drejtuese dhe menaxhuese kane ndikuar ne angazhimin e tij te vazhdueshem ne poste drejtuese ne Qarkun Lezhe dhe ne plotesimin e figures se tij si nje nga me te njohurat dhe te respektuarat ne Rajon. Z. Tushaj eshte nje individ me karakter inovativ dhe progresist duke u shnderruar keshtu ne nje vlere te shtuar per Agjencine.

aiselAisel Reka, menaxhere projektesh, 24 vjec, e sapo diplomuar nga Fakulteti I Ekonomise, Universiteti I Tiranës. Duke I kushtuar mjaftueshëm kohë studimit të teknikave manaxheriale, shkrimit dhe zhvillimit të projekteve, aktivitete të ndryshme kanë qënë në fokusin e saj. Ajo ka krijuar një varietet eksperiencash, pavarësisht moshës së re, nga njohuri të mira të legjislacionit shqiptar (të lidhura me një eksperiencë të mëparshme pranë një zyre ligjore), në aftësi të kënaqshme në shitje dhe marketing të fituara gjatë eksperiencës së mëparshme në pozicionin e menaxherit financiar pranë një kompanie private.
Gjatë eksperiencave të mëparshme ajo ka patur mundësinë të përfitojë aftësi komunikuese dhe të kuptojë rëndësinë e punës individuale të kombinuar me punë në grup dhe bashkëpunim mes kolegësh të vazhdueshëm. Gjatë kohës së lirë ajo angazhohet në aktivitete të lidhura me komunitetin dhe studjon për të zgjeruar njohuritë e saj në gjuhë të huaja dhe komunikim ndërgjuhësor.

Arviola Begaj, Menaxhere Projektesh, diplomuar ne fakultetin e Drejtesise Universiteti Tiranes ,gjithashtu eshte certefiluar si ndermjetese ligjore.Ka njohuri te shkelqyera per legjislacionin Shqipetar dhe aftesi te lidershipit avokimit, negocimi, menaxhimin e kontratave, të menaxhimit të cilësisë,komunikimit,ETJ.Ajo ka eksperienca te ndryshme te implementimit te projekteve,me fonde EU.Gjate punes per Keshillin e Qarkut Lezhe ka fituar experience si menaxhere projekti dhe monitoruese projekti me projekte te ndryshme .Disa nga projektet qe ka menaxhar lidhen me fushen e mjedisit,turizmit dhe trashegimise kulturore.


Kozeta Leka, 
financiere e LERDA.

Zachary Burdeau, është një vullnetar I Korpusit të Paqes, i angazhuar prane Agjencise se Zhvillimit Rajonal Lezhe.